Doktori kinez Li Wenliang, i konsideruar hero, ishte i pari që alarmoi për koronavirusin e ri në dhjetor të vitit 2019, por policia e arrestoi për përhapjen e informacionit të rremë në internet.
Li është një prej viktimave të koronavirusit dhe Kina ka vendosur se policia e Wuhanit ka vepruar gabim.
Një hetim i qeverisë nisi menjëherë pas vdekjes së Li zbuloi se policia e Wuhanit “veproi në mënyrë të papërshtatshme duke lëshuar një letër disiplinore” dhe bëri “procedura të parregullta të zbatimit të ligjit”, njoftoi të enjten CCTV.
Hetuesit gjithashtu zbuluan se kolegët e Dr Li kishin provuar në mënyrë të përsëritur të mbanin në jetë 34-vjeçarin para se ai të shpallej i vdekur, sepse ishte “shumë i ri”.
Mediat shtetërore thanë që kolegët i thanë hetuesve, “për sa kohë që kishte pak shpresë, ne nuk ishim të gatshëm të hiqnim dorë”.
Li u arrestua pasi deklaroi se kishte hasur 7 pacientë me sëmundje të ngjashme me Sarsin. Më pas u infektua me virusin Covid-19, kura e të cilit nuk është gjetur ende, dhe pak orë më vonë ndërroi jetë.
/a.r