Duket se këngëtarja Beyonce Knowles, nuk ka mundur t’i rezistojë kirurgjisë plastike, nëse u besohet shkrimit të mediave amerikane. Një burim i ka thënë kësaj revistës amerikane OK! se ajo pas lindjes së vajzës Blue Ivy, e kishte humbur plotësisht vetëbesimin, prandaj vazhdimisht e ka fshehur trupin e saj prapa rrobave të gjera. Dhe ky burim insiston se këngëtarja ka operuar gjoksin, ndërsa përmes trajtimeve me lazer, ka hequr edhe rrudhat nga trupi.
“Gjinjtë e saj tani janë më të mëdhenj dhe më të fortë, pasi ka vendosur transplante në to. Po ashtu, me ndihmën e laserit, ajo ka hequr edhe rrudhat nga trupi dhe tani duket shumë më e re”, ka deklaruar ky burim.