Bruno Bruins, një nga zërat më të rëndësishëm në Hollandë gjatë krizës së vazhdueshme të koronavirusit, kërkoi të lirohet nga posti i tij si Ministër i Shëndetësisë të enjten. Vendimi i tij vjen një ditë pas ngjarjes aspak të zakontë që i ndodhi mbrëmjen e kaluar në Parlament, ku për shkak të rraskapitjes nga situata me koronavirusin, ai u rrëzua në gjunjë.
Pavarësisht kësaj situatë, Zyra e Komunikimit në qeverinë holandeze nuk zbuloi arsyen e qartë të dorëheqjes së Bruno Bruins.
Më herët, ky i fundit u shpreh se gjatë debatit në Parlament nuk po ndihej mirë, pasi nuk kishte pushuar gjatë natës. /e.s/