Frika e koronavirusit ka sjellë akte dhune ndaj dyqaneve në Britani. Mbrëmjen e kaluar, një bandë hajdutësh kanë thyer xhamat e një dyqani në Londrën e Jugut pasi supermarketet ishin mbyllur .
Gjashtë burra u munduan të vidhnin alkool rreth orës 22:50.
Policia arrestoi katër persona, të cilët akuzohen për vjedhje dhe dëm kriminal. Nuk janë këto të vetmit. Që prej momentit kur u deklarua se njerëzit duhet të vetë-izolohen prej koronavirusit, nisi dyndja në supermarket.
Qindra blerës u rreshtuan para dyerve që nuk ishin hapur ende, të panikosur se nuk do të gjenin dot ushqime. Pamjet e publikuara nga persona që banojnë në Britani tregojnë momentet kur njerëzit nevrikosen dhe godasin dyqanet me qëllim që të thyejnë xhamat dhe të marrin produktet e domosdoshme.
Nuk mungojnë forcat e policisë që po mundohen të qetësojnë situatën.
/a.r