Mungesa për dezinfektues duarsh është kthyer në një problem shumë të madh në Britaninë e Madhe. BBC shkruan se një kompani e njohur në Skoci për prodhimin e birrës ka vendosur që të fillojë prodhimin e dezinfektuesve. Bëhet fjalë për kompaninë BrewDog.
“Për të ndihmuar me mungesat ne kemi filluar të punojmë duke bërë dezinfektues duarsh në një prej distilerive tona në Skoci. Jemi të vendosur që të bëjmë sa mundemi që të ndihmojmë sa të mundemi që njerëzit të qëndrojnë të sigurtë”, thuhej në një reagim të kompanisë.
BrewDog ka deklaruar se do t’i shpërndajë produktet falas. Kjo nuk është firma e parë që ndërron prodhimin e produktit. Më herët Bernard Arnault, zotëruesi i firmës së njohur “LVMH” deklaroi se do të fillojnë të shpërndajnë dezinfektues për autoritetet franceze.
/a.r