Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar mëngjesin e sotëm se shqiptarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, me qëllimin që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ajo ka theksuar se paniku nuk të çon akund dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve, të cilët kanë shenja respiratore të vetëizolohen.
“Dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm të qëndrojnë në shtëpi. Nëse kanë shenjën më të vogël respiratore të vetëizolohen. Të përpiqen të ruajnë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë. Këto masa janë mjet shumë i rëndësishëm, që shpeshherë bie mbi vetë individin. Paniku nuk të çon askund. Qëndrueshmëria është elementi më i rëndësishëm me të cilin ne duhet të luftojmë këtë armik. Punonjësit janë në vijën e parë të frontit për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, por kjo nuk mjafton. Ata duhet të ndihmohen nga vetë qytetarët”, shprehet Bino.
g.kosovari