Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimin e materialeve paramjekësore.
Hetimet e Autoritetit të Konkurrencës po zhvillohen për periudhën nga 1 janari 2020 deri më 31 maj 2020.
Ky hetim vjen pas dyshimeve për abuzim me çmimet e maskave, dorezave dhe alkoolit.
“Nisur nga disa shqetësime në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës mbi rritjen e çmimit të materialeve paramjekësore, Autoriteti i Konkurrencës në bazë të nenit 28 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, realizoi një monitorim në këtë treg, i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materiale në të gjitha nivelet e tregtimit (shumicë dhe pakicë).
Monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19″, thuhet në vendim.
g.kosovari