Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në total 43 numrin e të prekurve.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili konfirmoi 7 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Ministri bëri me dije se 3 nga të prekurit janë nga Dibra e Madhe dhe 4 nga Shkupi.
Sakaq nga gjithë pacientët e prekur, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
g.kosovari