Pas 25 vitesh të sundimit ushtarak, në Birmani, ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare. Një nga kryesueset është Partia qeverisëse për Solidaritet dhe Zhvillim, që mbështetet nga ushtria. Lidhja Kombëtare për Demokraci e San Suu Kyi pritet të korë fitore të mëdha, edhe pse asaj i është ndaluar të kandidojë për presidencën.
Shumë njerëz u mblodhën në Yangon, teksa Suu Kyi hodhi votën e saj. Në të gjithë vendin janë krijuar radhë të gjata në qendrat e votimit. Rreth 30 milionë votues janë thirrur në votime në vendin e njohur edhe si Burma. Rezultate të sakta nuk priten deri mëngjesin e të hënës.