Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive për “Neës24” ka folur për masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ku sipas tij janë të vonuara.
Pjesë nga intervista:
Si i vlerësoni masat e qeverisë?
Rreziku që iu kanoset shqiptarëve është i madh. Më mirë vonë, se kurrë. Nuk dua të bëj asnjë aludim për debat politik, pasi sot nuk është çështje debati mes meje dhe Ramës. Ajo që na shqetëson sot është shëndeti i shqiptarëve. Mënyra më e mirë është distancimi social, kufizimi në grup. Kjo do të vijojë të shkaktojë pasojë në ekonomi. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është të përpiqemi të fokusohemi në dy problemet kryesore: shëndeti i njerëzve, që nis me personelin mjekësor, stafin mjekësor, gjithë punonjësit e shëndetësisë, ku siguria e tyre është kyqe. Kemi kërkuar të jenë ata përfituesit e parë të testimit të vazhdueshëm, për t’i bërë ballë kësa situate. Së dyti, masat për popullsinë në përgjithësi. Testimi, testimi, testimi për të gjithë. Sot është njoftuar më në fund një tender për respiratorët, pajisjet e nevojshme për trajtimin e këtyre pacientëve. Ka mbi 10 ditë që kanë nisur masat shtrënguese, por këto masa duhet të ishin marrë më parë.
A janë të mjaftueshme këto masa? A duhet bërë më shumë? Nga ana tjetër kem ndërmarrje në punë, si call-center…
Qëndrimin tonë e kemi shprehur. Ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur, duhet proceduar me mbylljen e tyre. Mbyllja e tyre ka qenë kërkesë që ne e kemi mbështetur dhe do vazdhojmë ta mbështesim. Për masat që ne do kërkojmë llogari, por sot nuk është koha. Masat që po kërkojmë ne janë masa përmbajtësore. Duhet përkujdesi social, për njerëzit në moshë, të sëmurët. Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi ekonomik, sepse rreziku nis me shoqërinë, por do t’i përcillet ekonomisë. /e.s/