Periudha e karantinës së Cristiano Ronaldo është ndërprerë nga tërmetet. Ylli i Juventus është rikthyer në qytetin e tij të lindjes Funchal në Madeira duke u izoluar pas shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën.
Ronaldo është i mbyllur në shtëpinë e familjes së tij në ishullin Portugez së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.
Ndërkohë partnerja e tij Georgina rrezikoi të merrte virusin ndërsa ajo u shfaq në dyqanet për furnizime.
Por, teksa mundohet të fshihet nga COVID-19, Ronaldon nuk po e lënë të qetë tërmetet. Raportohet se dy tërmete kanë goditur zonën ku po qëndron ylli. I pari me magnitudë 3.8 rihter, ndërsa tjetri me magnitudë 5.2.
g.kosovari