‘Pacienti 1’ i Torinos duhet të qëndrojë në izolim pasi pothuajse po e fiton betejën me koronavirusin. Menaxheri 40 vjeçar u shërua pas disa trajtimeve, por një test i ri tregoi shkallë të ulët ndaj Covid-19.
‘Ne konfirmojmë se është shëruar’, tha profesori Giovanni Di Perri , virolog dhe kryetar i sëmundjeve infektive të Amedeo di Savoia.
Shumë shpejt do të dalë nga spitali. ‘Në këto raste është krejt normale që ekziston një fazë e lëkundjes midis negativitetit dhe pozitivitetit, kjo ndodh në të gjitha infeksionet’, theksoi Di Perri.
Pacienti duhet të durojë dhe të qëndrojë në izolim për të mbrojtur familjen e tij dhe të gjithë komunitetin.
Më pas, mjekët do të kryejnë një test shtesë kontrolli për të patur siguri totale para se mund të dalë nga spitali.