Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i personave të infektuar të shkojë në 16.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, i cili thotë se një grua e ardhur nga Londa ka rezultuar pozitive.
Sipas IKSHP-së, gjendja e saj është e qëndrueshme.
“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim. /e.s/