Nga ARTUR AJAZI
Situata të tilla siç po kalojmë ne prej afro 10 ditësh, natyrisht janë të veçanta, dhe kanë specifikën e tyre, por e rëndësishme është ajo ç’ka mbetet pas saj. Shqipëria dhe shqiptarët, kanë kaluar dhe janë mësuar me situata të tilla dhe me gjendje të jashtëzakonshme përgjatë këtyre 30 viteve. Ishte 1997, pastaj 1998, ishte Gërdeci, pastaj 21 Janari, ishte djegia e institucioneve, ishte tërmeti tmerrshëm, dhe pastaj nxirja e imazhit të vendit. Duket sikur këtë vend, nuk e kanë dashur dhe nuk e duan të paudhët, ata që kanë humbur gjithçka njerëzore, ata që kanë humbur rrugën drejt të mirës së përbashkët, ata që kanë mbushur dhomat cdhe dyshekët me paratë e shqiptarëve. Për shqiptarët, nuk është e vështirë më të identifikojnë të keqen, dhe të ligun, nuk është e vështirë më të zbulojnë të marrin dhe bashibozukun, ashtu siç nuk e kanë të vështirë të dallojnë të mirin, heroin, njerëzorin. Situata emergjente përmes së cilës po kalojmë prej afro 10 ditësh, nga ardhja e paftuar e virusit corona, padyshim e ka vënë qeverinë shqiptare përpara një sprove tjetër të vështirë, prej të cilës ajo do të dalë më e fortë, më solide, më e besueshme, më e aftë, më e votueshme, më e përgjegjshme. Dhe përmes kësaj gjendje aspak normale për vendin dhe gjithë shqiptarët, përmes angazhimit maksimal të stafeve të Ministrisë së Brëndshme dhe të Shëndetsisë, përmes angazhimit maksimal si asnjëherë tjetë tjetër të kryeministrit Rama, dikush tjetër futet si “pykë” , për të çarë dhe deformuar solidaritetin e popullit, duke synuar të mbjellë terror psikologjik, indinjatë dhe zemërim “popullor”. Eshtë ajo, ish-opozita e vjetëruar, që me fjalimet, deklaratat dhe “leksionet” e saj, u duket shqiptarëve si “shoqe” e virusit. “I keq lind, nuk bëhesh”, thotë një fjalë e urtë filozofike. Si mund të jetë pranë shqiptarëve dhe pranë fateve të vendit, një parti virusale, një parti që u ka sjellë prej 30 vitesh shqiptarëve veç fatkeqësi, si mund të jetë pranë dhe solidare me shqiptarët një parti që ndjell të keqen, një parti që uron të ligën, një parti që bashkohet me të zezën, një parti që gëzon kur ka trazira, kur ka tërmete, kur ka zjarre, kur ka përmbytje, kur ka viruse. Si mund të bashkohet me Edi Ramën, një ish-kryeministër dhe kryetar partie që ka djegur gjithçka në këtë vend, përfshirë edhe mandatet fallco. “ I lig lind, nuk bëhesh”, thotë populli. Dhe kjo është sa filozofike ,aq dhe reale për një parti si Partia Demokratike e Lulzimit dhe Doktorit. Për një parti që ka lindur nga dhuna brënda saj, dhe vazhdon të jetojë me dhunën, me presionin, me terrorin psikologjik, me qametin, duke errësuar gjithçka jashtë saj. Prej 10 ditësh, e ndërsa shqiptarët këtej dhe andej kufirit kanë rritur solidaritetin dhe mbështetjen morale dhe materiale mes tyre dhe rrethe qeverisë, për të përballuar me sukses edhe këtë sprovë jetike, të vetmit që i janë sulur ministrave dhe kryeministrit, janë solidarët e terrorit psikologjik, duke treguar besnikëri të lartë ndaj të keqes dhe të ligut. Shqipëria do ta mundë të keqen dhe të “ligun” edhe kësaj here, do ta mposhtë sepse rruga e vetme e shqiptarëve mbetet bashkimi dhe jo përçarja, sepse vetëm të bashkuar do të fitojmë edhe mbi coronavirusin e paduskshëm, edhe mbi të “ligun” që kemi mes nesh.
Te lumte dhe faleminderit.