Sot paradite, Inspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari, ka bërë kontrolle të befasishme në disa biznese dhe call centera në Tiranë, për të parë nga afër, personalisht, zbatimin e vendimit të qeverisë në kushtet e emergjencës kombëtare kundër koronavirusit.
Në kontrollet që bëri në kompanitë në Tiranë, ai shikoi nga afër të gjithë kushtet e punës të punonjësve të këtyre kompanive.
Inspektori i Përgjithshëm, zoti Hajdari, konstatoi se janë zbatuar në mënyrë të përpiktë të gjitha kushtet dhe rregullat e vendosura nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për punën në ditët e emergjencës kombëtare.
Inspektori i Përgjithshëm pyeti vetë punonjësit, përveç edhe kontrollit nga ana e tij, në çdo metër katror të godinës ku ata punonin.
Në të vërtetë kur punohet dhe zbatohen rregullat e emergjencës, nuk kanë pse ankohen bizneset nga qeveria se “po mbarojmë”. Dihet se janë kushte ekstreme nga koronavirusi, por nëse je korrekt me rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk falimenton!/ tiranatoday
g.kosovari