Koronavirusi tashmë ka ardhur në Shqipëri dhe pjesë e masave për të luftuar përhapjen e tij janë edhe dezinfektimi i rrugëve, institucioneve dhe ambienteve publike.
Rrugët e Tiranës dezinfektohen gjatë natës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.
“Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit! Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, shkruan Veliaj.
Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike, parqeve e rrugëve në të gjithë vendin. /e.s/