PD i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi. Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se 1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë.
“Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!”, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë:
1 në 10 shqiptarë sot ushqehet vetëm 1 herë në ditë, por Edi Rama nuk do t’ia dijë. Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, refuzon propozimet realiste të PD për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë nga kriza e koronavirusit.
Maskarallëk dhe krim më të madh nuk ka se të mos prekësh milionat që Edi Rama ka ndarë për Vilmën, inceneratorët dhe klientët e tij këtë vit me buxhetin e shqiptarëve në karantinë!