Mënyra sesi shfaqen dhe zhbëhen disa herë kauzat politike në këtë vend, të kujton harlisjen e barit pas shiut të verës, i cili zgjat vetëm pak orë, derisa dielli i ditës tjetër të përzhisë gjithçka. Ilir Meta pati premtuar se nëse parlamenti nuk e aprovon dekretin e tij për ligjin e emërimit të gjyqtarëve të Kushtetueses deri në 15 mars, ai vetë do të printe turmën drejt Kuvendit, për ta shpërndarë me ceremoni “parlamentin kusar”.
Asgjë e tillë nuk ndodhi. Ajo që dihet është se nuk do të ketë asnjë kryengritje presidenciale, ashtu siç nuk do të dihet kurrë na anën tjetër, sesa veta ka marrë në qafë Presidenti, teksa i ka nxjerrë në miting në mesin e epidemisë koronavirusit.
Fabula e Presidentit filloi në 2 mars. Fakti që jetoi as sa jetojnë disa lloj fluturash verore, tregon hapur dhe açik, sesa serioze dhe me bazament ishte nisma “Meta” me flamur amerikan në dorë.
Javanews