Të gjithë radhiten për furnizime. Jo maska dhe as letër higjienike apo makarona. Në Hollande radhët u krijuan në kafenetë këtë pasdite për të blerë kanabis, para mbylljes së këtyre bizneseve, qe u vendosi nga qeveria deri ne daten 6 Prill. Ky vedim lidhet me menaxhimin e emergjencës se koronavirusit.
Njerëzit nxituan në rrugë sepse vendimi i qeverisë ishte i papritur. Disa kafene duhej të qëndronin të hapura pas shume orësh, të tjerat kishin rregulla me të rrepta dhe i mbyllen qepenat duke i lënë njerëzit të largohen. Një burrë u arrestua, sepse filloi të kollitet në mënyrë provokuese për të shpërndarë të tjerët në radhë përpara një dyqani kafeje në Den Bosch.
Si pjesë e masave të shpallura për të frenuar infeksionin e koronavirusit, qeveria e Hagës – sipas një shënimi zyrtar – ka vendosur që të paktën deri të hënën e parë të prillit, shkollat e të gjitha niveleve dhe kopshtet dhe kopshtet e fëmijëve nuk do të rihapen. I njëjti fat do t’i takojë edhe bareve dhe restoranteve, si dhe palestrave, saunave dhe dyqane te seksit.