Dita e sotme e ka gjetur Korcën në “shtetrrethim”,në bllokim total të lëvizjes për të gjitha mjetet duke u zbatuar masat e vendosura nga autoritetet.
Në kuadër te ketyre masave, Drejtoria Vendore e Policise Korcë,ka ndaluar qarkullimin e automjeteve duke përjashtuar vetëm ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjete që kryejnë funksione shtetërore, mjete që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.
Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture kanë qenë prezente prej mëngjesit përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme të qytetit të Korcës.
Burimet thonë se deri në keto momente,në qarkun e Korcës nuk i janë bindur urdhrit 70 drejtues mjetesh të cilët janë gjobitur nga sektori i policisë rrugore të këtij qarku.
Pjesa më e madhe e drejtuesve së mjeteve janë nga qyteti i Korcës ndërsa bëhet e ditur se pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të painformuar.
/a.r