Pas akuzave të Partisë Demokartike në adresë të Ministires së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për dhënien e tenderit të radarëve një kompanie celularësh, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.
Në një deklaratë për mediat, kompania “IDEA TEL”, i përgjijet selisë blu duke nënvizuar se bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes prej kohës kur në pushtet ishte e djathta.
Ja reagimi i kompanisë “IDEA TEL”
Që nga viti 2004 “IDEA TEL” është kompania e vetme që ka kryer në mënyrë të pandërprerë prej 12 vitesh të gjithë komunikimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe që vazhdon edhe sot.
Ministrat e Mbrojtjes, që nga Majko, Mediu, Oketa, Imami nuk kanë pasur asgjë për të thënë në lidhje me këtë firmë. Në vitin 2011 kompania në fjale “IDEATEL” ka fituar kontratën e riparimit të Radarëve për monitorimin e hapësirës detare pranë Ministrisë së Mbrojtjes, me ministër Arben Imamin.
Kjo kompani fitoi në tender të hapur bashkë me “GEM” në kohën e ishministrit Imami. Shërbim të cilin e ka fituar përsëri ta ofrojë pranë MM për vitin 2014.