7 vendet me të industrializuara të botës do të zhvillojnë një takim të jashtëzakonshëm me anë të një video konference për të dislutuar rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Presidenti francez Makron tha se pas një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump u vendos për takimin e të gjithë udhëheqësve të G7.
Ai deklaroi se video konferenca do të bëhet të hënën me qëllimin, për përpjekjen për krijimin e një vaksine kundër Covid-19.
Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 4 900 viktima dhe mbi 134 000 të infektuar në të gjithë botën. /e.s/