Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar vazhdimisht vendet aleate si dhe organizata të ndryshme në të gjithë botën, shkruan sot revista gjermane “Der Spiegel”.
“BND (shërbimi sekret gjerman) ka përgjuar vazhdimisht ‘miq’ në të gjithë botën, mes të cilave edhe ministrat e Brendshëm të SHBA-së, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe të Kroacisë”, thekson e përjavshmja gjermane por pa dhënë burimet.
“Der Spiegel” por edhe media të tjera gjermane kishin publikuar edhe më parë se BND-ja kishte përgjuar vende aleate për llogari të SHBA-së, NSA-së dhe për vete.
Këto zbulime të fundit shkojnë edhe më largë duke dhënë gjithashtu detaje mbi shtrirjen e aktivitetit të BND-së.
ATSH