Ministria e Mbrojtjes së Letonisë do ta ndihmojë MFSK-në dhe FSK-në në aspektin e procesit të transformimit, si dhe në aspektin afatgjatë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Këtë përkrahje e mori ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë qëndrimit në Letoni, ku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së këtij vendi, ministri Demolli i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci, si dhe atasheu i ushtarak i Kosovës në Belgjikë, kolonel Ahmet Ajeti po qëndrojnë në konferencën e 10 të sigurisë “Konferenca e Rigës” (Riga Confrence).
Ministri Demolli me bashkëpunëtorët e vet ka pasur takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Raimonds Bergmanis, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e më tejme të Letonisë me këshilltarë në kuadër të Ekipit Këshillues të NATO-s, por edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar më herët në mes të dy ministrive përkatëse.