Një punonjës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në zonën e metrosë në Uashington dyshohet se mund të jetë infektuar me koronavirus, kjo për shkak të simptomave që ka shfaqur, raporton CNN.
Punonjësi i CIA nuk ishte i vendosur në periferi të Uashingtonit, ndërsa dyshohet se ai është infektuar pas disa udhëtimeve të fundit që kishte bërë.
Ndërkohë CIA ka dhënë një urdhër pa afat për të gjithë punonjësit, duke ndaluar të gjitha udhëtimet në vendet kritike, po ashtu edhe të gjitha ceremonitë, konferencat e brendshme, të gjitha vizitat jo të domosdoshme në godinat e agjencive në zonën e metrosë në Uashington, të cilat janë shtyrë deri më 10 Prill.
“Prioriteti i parë i CIA-s është siguria e oficerëve tanë dhe ne vazhdojmë të miratojmë masa në përputhje me udhëzimet për CDC dhe misionin tonë për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e forcës sonë globale të punës”, tha zëdhënësi i CIA, Tim Barrett.
/a.r