Ata janë heronjtë e ditës në Shqipëri. Janë mjekë dhe infermierë të cilët përballen sot me të prekurit me koronavirus në vendin tonë, në kushtet kur numri i tyre vetëm po shtohet.
Spitali Infektiv në QSUT është i vetmi që po pret në Tiranë të infektuarit me koronavirus.
Rovi, Merita, Xhorxhina, Luljeta, Alba dhe Nevila janë gjatë gjithë kohës këtu në Infektiv siç shihni fotot që ju sjell noa.al.
Ato janë të vetëdijshme se i shohin me çudi, madje dhe me frikë. Dhe është normale. Sepse ato janë në vijën e parë të frontit përballës me sëmundjen që po rrëmben çdo minutë jetë njerëzish në gjithë botën.
“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, të kthyer ne karantinë tashmë, jemi ne infermieret, mjeket, sanitaret ata që kemi qene gjithmon në sherbimin tuaj veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë”, thonë gratë në foto.
“Por ne jemi sërish të njëjtët veçse në një mision të veshtirë që të gjithe ju nuk do ta kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesni se si ia dalim. Se ne të gjithe bashkë ia dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision!”
“Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ia dalim, jam e bindur per këtë”, thotë Rovi.
Kurse ka dhe një mesazh: “Ju lutemi, ju, qendroni në shtepi! Ama ne nuk mundemi. Lutem per stafin tim, per Kliniken e parë të spitalit infektiv!
/a.r
zoti na ndimoft