Një 35-vjeçar ka përfunduar i plagosur në Spitalin e Korçës pasi u konfliktua me një tjetër për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9, nga e cila u dëmtua me mjet prerës 35-vjeçari i identifikuar me inicialet E.P.
I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r