Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shefi i qeverisë shprehet se nuk do të ndalohet ecja në këmbë por nuk është e këshillueshme qëndrimi në grup.
“A do të pezullohet ecja në këmbë?
Nuk do të pezullohet, por nuk është këshillueshme në grup, askërkund që të grumbullohen të kodrat e liqenit dhe të qëndrojnë për piknik, ecja po, mund të dalim për ajër të pastër, por jo në grup dhe familjerisht.
Mos na detyroni të përdorim forcën, mos u mbildhni në bulevardin e Elbasanit për ditën e Verës” , tha Rama. /e.s/