Në një kohë kur për shkak të koronavirusit janë pezulluar disa aktivitete, kjo masë ka prekur dhe Kishën Katolike, e cila ka forcuar masat.
Kisha Katolike, përmes një dekreti, vendosi që të pezullojë aktivitetet dioqezane dhe aktivitetet famulltare.
Por pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama:
“DO TË KETË TËRMETE TË BUTË E TË EGËR, E NË VENDE TË NDRYSHME SËMUNDJE QË JANË NGJITËSE E DËRMUESE DHE DO TË KETË PAMJE TMERRI, PO EDHE SHENJA TË MREKULLUESHME NGA QIEJT”, thotë Bibla e Shenjtë🙏
🔴 RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT PËR KOMUNITETIN KATOLIK, QË VENDOSI TË ANULLOJË TË GJITHA RITUALET KISHTARE, DUKE DHËNË NJË MESAZH KUPTIMPLOTË PËR TË GJITHË POPULLIN SHQIPTAR🙏
🔴 EDHE NISJA E TË MARTAVE TË SHENJTA TË SHËN NDOJIT QË MBLEDHIN NGA TË KATËR ANËT DHJETËRA MIJËRA BESIMTARË, KËTË HERË NUK DO TË BËHET NË TRUALLIN E BEKUAR TË KISHËS SË LAÇIT, PO NË TEMPULLIN E SHPIRTIT TË ÇDO BESIMTARI, QË NË KËTË KOHË LUFTE DUHET TË LUTET NË SHTËPI PËR SHENJAT E MREKULLUESHME NGA QIEJT🙏
🔴 FALEMINDERIT🙏