Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka bërë me dije se i është ndarë nga jeta vjehrri.
Ai bën me dije se për shkak të situatës nga koronavirusi, koha e kërkon që të ndryshohen zakonet shekullore.
Halimi thotë se i mirëkupton të afërmit për mos pjesëmarrjken, teksa thotë se shëndeti është para së gjithash.
Mesazhi i plotë i Halimit
Pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë në moshë 86-vjeçare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier, i cili ngriti flamurin në Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vëllai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit.
Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jetën ia përkushtoi ndërtimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klarën dhe solli në jetë dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkëshorten time! Të dashur miq, shokë e të afërm,
Unë e di se në kushte normale secili prej jush do donte të ishte bashkë me ne, me familjen tonë, që të na gjendeshit në këtë ditë shumë të trishtuar për të gjithë ne, ashtu si dhe ne iu jemi gjendur. Por në kushtet në te cilat ndodhet vendi, pandeminë e CoronaVirus, gjithë familja jone e mirëkupton plotësisht pamundësinë tuaj sipas rastit për të marrë pjesë në ceremoninë e sotme mortore tek Alba 2000 pranë Medresesë në Tiranë dhe funeralin që nis në orën 12.00 për në varrezat e Sharrës!
Koha kërkon që të ndryshojmë zakonet tona shekullore dhe ne të gjithë ju mirëkuptojmë për këtë! Shëndeti juaj dhe i familjarëve tuaj është para se gjithash dhe mbi të gjitha!
Të gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka përkujtimore do të zhvillohen në një moment tjetër pas kalimit të situatës me CoronaVirus. Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja! Në emrin tim dhe të gjithë familjes së bashkëshortes sime.