Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të ditës së sotme në qendër të Tiranës, me një person të plagosur rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e 9-katësheve në qendër të kryeqytetit.
Mësohet se një person i cili lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë.
Ka qenë një grua në timon ajo që ka përplasur burrin, duke e lënë të shtrirë përtokë në vijat e bardha.
Lidhur me këtë ngjarje policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë.