Kallëzohet në Prokurorinë e Gjirokastrës, kryebashkiaku i Memaliaj, Gjolek Guci.
Kallëzimi ndaj tij është bërë nga një person me banim në Tiranë, me emrin Luan Bino.
Ky i fundit e akuzon Gucin për shpërdorim detyre.
Gjithçka me pretendimin se kryebashkiaku i Memaliaj ka hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij,
pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës.