Analisiti Fatos Lubonja, dy javë më përpara ka vizituar Italinë dhe tashmë është vetëkarantinuar në shtëpi.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari Sokol Balla, i cili dërsa i drejtonte pyetje drejtorit të Urgjencës Kombëtare, tha: “Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur dhe është kthyer kur?
Nuk besoj që Fatosi do ma marri për keq që po ia përdor rastin e tij. Zoti Lubonja i cili është kthyer para 13-14 ditësh nga Italia është mbyllur në shtëpi dhe kërkon të dijë si është e vërteta”. /e.s/