Partia Demokratike vazhdon të bëjë politikë me koronavirusin dhe specifikisht me historinë e maskave, duke pretenduar se ato nuk janë efektive dhe dëmtojnë stafin mjekësor. Por, në një vend të BE-së si Austria, teoria e PD-së rrëzohet tërësisht, pasi është pikërisht ky vend që përdor maska që datë skandence kishin vitin 2016. Ministria e Mbrotjes së Autrisë thekson se ”Të 1,6 milionë maskat që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 janë ende plotësisht të përdorshme pas provave”.
Duke konfirmuar se maskat janë efektive dhe po përdoren, ministri I Shëndetësisë se Austrisë thekon se:
“Masat e mëtejshme janë gjithashtu duke u përgatitur për të siguruar që situata e furnizimit me maska mbrojtëse të vazhdojë të jetë në dispozicion të personelit mjekësor në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Anschober.
Më poshtë artikulli i plotë që tregon se si po procedon Austria dhe se në fakt, teoria e PD në Tiranë është thjeshtë një argument i dobët politik në një situatë të jashtëzakonshme. (https://kurier.at/chronik/oesterreich/corona-virus-rauch-kallat-schutzmasken-noch-einsatztauglich/400773234)
COVID-19 – Maskat mbrojtëse të Rauch-Kallat janë ende të përshtatshme për përdorim.Forcat e armatosura austriake dorëzuan një total prej 1,6 milionë maska mbrojtëse për autoritetet. Maskat e gripit, që ishin blerë nga ish-ministrja e Shëndetësisë Maria Rauch-Kallat (PVP) në kohën e gripit të shpendëve, u janë dorëzuar të enjten autoriteteve nga ushtria.”Të 1,6 milionë maskat që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 janë ende plotësisht të përdorshme pas provave”, tha Ministria e Mbrojtjes.
”Të mërkurën, respiratorët FFP1, mbrojtës kundër koronavirusit, iu dorëzuan Ministrisë së Shëndetësisë, autoriteteve shëndetësore shtetërore të shteteve federale dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Sipas ministrit të Shëndetësisë Rudolf Anschober (Greens), personeli shëndetësor është i pajisur në mënyrën e duhur me maska mbrojtëse. “Masat e mëtejshme janë gjithashtu duke u përgatitur për të siguruar që situata e furnizimit me maska mbrojtëse të vazhdojë të jetë në dispozicion të personelit mjekësor në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Anschober.
“Kjo rezervë do të mbështesë të gjitha përpjekjet aktuale për kujdesin ndaj pacientëve në Austri edhe në situatën aktuale të jashtëzakonshme”, shtoi ai.