Një automjet është përfshirë nga flakët ne Vore gjatë kohës që po ecte në autostradën Tiranë-Durrës.
Shkak dyshohet shkëndijë elektrike, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të zbresë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Automjeti po ecte në korsine e shpejtësisë në momentin që ka marrë flakë.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga pamjet duket që automjeti është shkatërruar tërësisht si pasojë e flakëve.