Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirli tha se mjekët dhe infermierët që i shërbyen të moshuarës që vdiq nga koronavirusi, kanë rezultuar të pastër, ndërsa vijojnë analizat për pacientët dhe familjarët.
Në lidhje me propagandat dhe keqinformimet politike, Manastirliu iu përgjigj në mënyrë direkte Bashës duke i thënë s e në 24 orë i hodhi poshtë 3 propaganda dhe se nuk do të merret më me të.
‘Të gjitha testimet kanë rezultuar negative që do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar sipas të gjitha protokolleve dhe masave të udhëzuara për trajtimin e rasteve të dyshuara me covid 19. Vijon kampioni i dytë i analizave për sa i përket pacientëve dhe familjarëve dhe investigimi dhe identifikuar në kohë rastet e prekura. Në 24 orët e fundit janë tre fakte dhe dëshmi që hedhin poshtë propagandën e Lulzim Bashës, maskat e skaduar, ngritja e alarmit se janë infektuar mjekët dhe infermierët dhe masa dhe mungesa e masave dhe mbrojtjes personale të stafit mjekësor. Për ne mjekët dhe infermierët janë të parët. Nuk merrem më me Lulzim Bashën, fokusi ynë vetëm të luftojmë armikun e padukshëm, koronavirusin. Nuk luftojmë më kundër mullinjve të erës’, tha Manastirliu.