Koronavirusi ka marrë jetën e 196 personave në Itali gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 827.
Numri total i të infektuarve është 12.462, ndër të cilët vetëm 1045 janë shëruar.
Raste aktive mbeten 15.590 dhe në gjendje kritike janë 1028 persona.
Deri tani, ka vetëm një lajm të mirë nga Italia. Një pacient i infektuar me koronavirus në Itali është kuruar falë një ilaçi kundër artritit, i njohur si “Tocilizumab”.
Onkologu Paolo Ascierto nga spitali Pascale në Napoli po kërkon protokoll kombëtar për të përdorur këtë ilaç tek pacientët e tjerë.
“Ilaçi ka provuar të jetë efektiv kundër pneumonisë Covid-19 . Dy pacientë u trajtuan, në 24 orë terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe njëri prej të dyve do të heqë tubin e oksigjenit dhe të marrë frymë vetë”, tha mjeku.
Sipas Ascierto, pacientë të tjerë kanë marrë terapi në qendrat e Bergamos, Fano dhe Milano. Por është shumë e rëndësishme që përdorimi i tij të zgjatet sa më shpejt, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë.