Po mbushen plot dy muaj nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz. Ndërkohë, dita-ditës zbardhen detaje të reja që tregojnë për motivet e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, gruaja e 49-vjeçarit ka shpjeguar se ditët e fundit përpara se Jani të rrëmbehej, ishte i shqetësuar, për arsye që ajo nuk i ka të qarta.
“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17:30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte punë në Bashki do të kthehej në shtëpi. Pas këtij momenti nuk kam komunikuar me të”, është shprehur Marie Prenga, bashkëshortja e 49-vjeçarit.
Më tej në dëshminë e saj, ajo rrëfen se Jani nuk kishte probleme me askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. “Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, ka thënë.
Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga grupe kriminale që u përplasën për një sasi të madhe droge që u zhduk në Britaninë e madhe nga vëllai i pengut. Sipas policisë, organizatori kryesor i rrëmbimit është Gentian Doci Fuqini nga Shkodra bashkë me disa familjarë dhe miq të ngushtë të tij, si dhe Dritan Rexhepi një emër i njohur i botës së krimit që ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.
Pas rrëmbimit Jan Prenga u dërgua në Golden Resort në pronësi të altin Hajrit, i cili C76XZË është shpallur në kërkim ndërsa familjarë të tij janë në arrest si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
g.kosovari