Asnjë rast i epidemisë së koronavirusit që po përhapet në Itali nuk ka të bëjë direkt me Kinën. Tre personat e sëmurë, dy turistë dhe një italian që u kthyen nga Wuhan, i cili u infektua në atë vend, në fakt ishin të izoluar dhe nuk ia transmetuan sëmundjen askujt. Eshtë ky një konfirmim i mëtejshëm i faktit që Covid-19 kishte qarkulluar për ca kohë në Itali. Kur problemi shpërtheu në Codogno, pozitivët me virus ishin tashmë të brezit të dytë ose të tretë, sic del në studimin epidemiologjik të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë duke marrë llogari të të dhënave deri në 9 Mars, që është prej 8,342 personash pozitivë në Covid-19, shkruan Javanews.
Në lidhje me shpërndarjen e rasteve, shumica (62%) kanë të bëjnë me personat meshkuj dhe, siç pritet, shumica e tyre janë njerëz shumë të moshuar. Rastet mes fëmijëve midis 0 dhe 9 vjeç janë shumë pak (0,5%), si shifer ato jane 43. Në grupmoshën midis 10-19 vjeç ata janë 85 (1%), në atë midis 20-29 vjeç ata janë 296 (3.5 %), në 30-39 ka 470 (5.6%), në 40-49 ka 891 (10.7%), në 50-59 ka 1.453 (17.4%), në 60-69 1,471 (17.7%), 1.785 (21.4%) në 70-79 dhe 1,532 (18.4%) gjatë 80 viteve.
Siç shihet nga mosha 60 vjeç e lart jane perqendruar mbi 57% të rasteve. Sidoqoftë, vdekshmëria është shumë më e zhvendosur drejt grupmoshave më të larta. Midis 40 dhe 49 vjet kishte vetëm një vdekje (0.3%), e cila bëhet tre midis 50 dhe 59 dhe tridhjetë e shtatë midis 60 dhe 69. Nga 70 deri në 79 vjet kishte 114 vdekje (31.9% ) dhe mbi 80 ishin 202, që është 56.6%, informon Javanews.
21% e të infektuarve janë shtruar në spital, 12% janë në kujdesin intensiv. Askush në grupmoshën 0-18 nuk përfundoi në reanimacion. 10% e pacientëve janë të moshës midis 19 dhe 50 vjeç, 46% janë nga 51 deri në 70 vjeç dhe 46% janë mbi 70 vjeç.
Pergatiti per Javanews
G.Kosovari