Ndonëse autoritetet shëndetësore deklaruan se gjetën pacientin zëro që solli koronavirusin në Shqipëri, përfaqësuesi i OBSH-së Raul Gonzalez Montero theksoi se nuk mund të përjashtohet dhe e kundërta.
I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’, Montero iu përgjigj interesit të gazetarit Sokol Balla, nëse vërtetë është identifikuar pacienti zero. Ai theksoi se personi në fjalë është identifikuar, (28-vjecari i kthyer nga Italia) por kjo nuk e përjashton faktin se mund të ketë dhe persona të tjerë që mund të kenë hyrë më herët. Përfaqësuesi i OBSH-së tha se ka raste që nuk paraqesin asnjë simptomë, ndërkohë që ai pohoi se transmetimi është në fazën e inkubacionit.
“Ju po pyesni nëse është e mundshme që mund të ketë pasur persona të tjerë që nuk mund të jetë identifikuar. Ne kemi identifikuar këtë person dhe ai bëri dhe vetë deklarimin. Tregu shërbeu si rast amplifikues. Njerëzit kanë qenë duke lëvizur në vend, para se të identifikohej personi në fjalë. Kjo është normale. Kjo sëmundje në 80% të rasteve është e lehtë me pak simptoma. Identifikimi nuk do të thotë që e kërkon sistemi shëndetësor dhe e diagnostikon. Cilat janë masat që rekomandojmë për të ulur ndikimin? Vetëm temperatura është e padobishme. Nuk vlen vetëm matja e temperaturës. Mund të mos kem temperaturë, por dhe po të kem, mund të marr një antipertik për të. Duhet të merren disa masave kur hyjnë persona të infektuar në Shqipëri. Duhet parë se cili është piku viral i këtij virusi. Në fund të fazës së inkubacionit, transmetimi është i mundshëm. Ai mund të identifikohet në faza të vonshme.
Një sjellje e tillë ngjan më shumë me grupin se sa me Sarsin. për 2-3 ditë përpara se të shfaqen simptomat, ti ke mundësi që të shpërndash sëmundjen.”, tha Montero.