Për ish-ministrin Edmond Panariti skadenca e maskave ka të bëjë me sterilitetin dhe përdorimin e tyre në sallat e operacioneve, por mund të përdoren pa asnjë problem.
Deklarata në Ora News e ish-kreut të Bujqësisë habit jo pak. Po sot, Petrit Vasili nga e njëjtsa parti e Panaritit kërkoi llogari për maskat, që më herët i ngriti Basha si shqetësim.
“Maska nuk ka as në Amerikë. Duhet të jemi transparentë ndaj opinionit publik. Dhe të thonin se jemi të detyruar që të pranonim këto maska, pasi ka mungesa, pavarësisht se kanë skaduar.
Skadenca e tyre ka të bëjë me sterilitetin dhe nuk mund të përdoren në sallën e operacionit. Por mund të përdoren pa asnjë problem, por këtë s’mund ta thotë politikane, por specialisti” – tha sot Panariti.
Ai shtoi se “në mungesë të maskave, më mirë me maskave se sa pa maska fare”.
Ky eshte dallimi midis profesionistit dhe politikanit Panariti .Pergjigja e tij eshte reale dhe qellim mire .Bravo profesor ,je i vecante ne LSI