Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Rama duke i kërkuar llogari për 1.2 milionë maska të skaduara.
Në një reagim në Twitter, Basha shkroi: “Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.”
Në mbledhjen me qeverinë, Rama tha se maskat erdhën nga Amerika dhe përdoren në sallat kirurgjikale.
Nëse e kalojnë datën e skadencës mund të përdoren jashtë sallave dhe theksoi se janë më efektive se garzat dhe facoletat.
/a.r