Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë deklaroi se në këto momente që po kalon vendi ynë, pasi rezulton i prekur nga koronavirusi, nuk ka nevojë për ngritjen e disa Task-Forcave.
Teksa iu përgjigj opozitës dhe presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një vend i vogël, ndaj politika duhet të bashkojë forcat.
“Të gjithë përfaqësuesit e politikë sot kanë detyrën që të jenë bashkë dhe jo të ndahen në Task-Forca të ndryshme, që janë partitë e panjohur në planet. Në asnjë planet nuk është shfaqur task-forcë, taskë forcë opozitar, e parlamentare, dhe dixhitale. Për çfarë? Çfarë mund të nxjerrim ne politikisht përveç bojës tonë si persona që përfaqësojmë popullin.
Më erdhi shumë mirë jo më larg se dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte as më shumë as më pak po fjalë e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion, në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak, ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit. Një dezinformim i pajustifikueshëm. Shqipëria nuk është kaq e madhe edhe ska aq ekspert që të ndahet në Task-Forca”, tha Rama.