Pas vendimit per mbylljen me dy jave te institucioneve arsimore ne vend, perfshire cerdhe dhe kopshte, Këshilli i Ministrave ka vendosur sot dy jave leje per njerin nga prinderit qe do te kujdeset per femijen, apo femijet e mitur.
Sipas vendimit te Qeverise, nga data 10 deri më 23 mars, ata do te jene te lire nga puna dhe do të kujdesen për fëmijët.
Ne piken e pare te vendimit Qeveria thekson se perfitojne punonjesit e administrates shteterore, njeri nga prinderit.
Nderkohe qe ne piken e dyte theksohet:
“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID 19 u bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
g.kosovari