Koronavirusi ka shkaktuar panik në të gjithë Italinë, që është shpallur e gjitha zonë e kuqe nga kryeministri Conte.
Komisioneri Angelo Borelli doli në një konferencë për shtyp ku tha se ka një rritje të ndjeshme të personave të infektuar, me mbi 1 mijë raste më shumë në krahasim me ditën e djeshme.
Por mes gjithë këtij alarmi, ka një lajm të mirë. Pacienti ‘një’ është transferuar nga kujdesi intensive në kujdesin nën-intensiv. ‘Ai ka filluar të marrë frymë vetë’, tha Këshilltari i Mirëqënies së Rajonit të Lombardisë, Guilio Gallera.
38-vjecari është shtruar në një spital në Pavia, ndërsa gruaja e tij që është 8 muajshe shtatzënë u kthye në shtëpi.
Megjithatë, parashikohet që koronavirusi të përhapet në zona të tjera të Italisë dhe kulmi të jetë në mesin e muajit prill.
Deri tani ka 463 viktima në Itali, vendi i dytë pas Kinës me numrin më të lartë të personave të infektuar.
/a.r