Drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik Albana Fico e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për koronavirusin, u shpreh se në Shqipëri ka shifër të vogla të të prekurve, ndërsa shtoi se janë marrë masa të menjëhershme.
Sipas Ficos, në vendin tonë janë marrë masa menjëherë dhe cdo gjë e mbulon spitali publik.
“Kjo është një histori e vërtetë dhe jo trillim. Ne kemi shifra shumëmë të vogla se shtetet e tjera. Kemi sistem ku shteti mbulon cdo gjë. Secili duhet të marrë masa të nevojshme.
Duhet ta bëjë për veten dhe për familjarët e tij. Janë marrë nga ana jonë të gjitha masat për koronavirusin dhe vazhdojmë të jemi në gatishmëri”, tha Fico.