“BalkanWeb” ka identifikuar shqiptaren që ndërroi jetë në Itali, pasi ishte prekur nga koronavirusi. ‘BW’ raporton se bëhet fjalë për shtetasen Qamile Shera, e cila banonte në lagjjen nr.10 në Durrës.
Mësohet se Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian. “BalkanWeb” mëson se gruaja e kishte marrë virusin nga dhëndri i saj, ndërkohë që nuk mundi të mbijetonte.
“BalkanWeb” ka siguruar dhe certifikatën e vdekjes së 55-vjeçares, ndërkohë që trupi i saj pritet të vijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.