U parlajmërua disa ditë më parë “ftohja” midis Assadit dhe Putinit, nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse e cila tha se “mbajtja e presidentit sirian nuk është vendimtare për zgjidhjen e krizës”.
Duket se Putini po e “lëshon” aleatin e tij, pasi në planin e paqes që ka përgatitur Rusia për ti paraqitur perëndimit, nënkuptohet largimi i Asadit në një prej pikave, dhe mos-pjesëmarrje e tij në zgjedhjet e ardhshme.
As më shumë e as më pak, kjo ëhstë kërkesa kryesore e perëndimit.
Ja cfarë parashikon plani rus.
1.Do të konsiderohen dy opozita në Siri, kush pranon të negociojë me Assadin dhe ata që do ta vazhdojnë rezistencën e armatosur.
2.Do të ketë një armëpushim mes regjimit të Assadit dhe opozitës që pranon negociatat. Gjithashtu do të ketë ndalim të furnizimit me armë nga “sponsorët” e opozitës siriane.
3.Do të mbahen negociata mes gjithë palëve në Siri. Do të gjendet një marrëveshje për amnisti dhe lirim të të gjithë të burgosurve. Do të mbahen zgjedhje presidenciale të parakohshme dhe do të formohet një qeveri e pajtimit kombëtar. Kushtetuta siriane do të modifikohet dhe fuqitë e presidentit do t’i kalojnë kryeministrit të ri.
4.Rusia do të garantojë mospjesëmarrjen e Assadit në zgjedhjet e ardhshme, por mund të kandidojë dikush tjetër nga familja e tij.
5.Gjithë grupet opozitare, të armatosura ose jo, do të integrohen në ushtrinë siriane.
6.Rusia do të garantojë amnistinë e grupeve të armatosura të opozitës, në shkëmbim të tërheqjes së tyre dhe të mos persekutojnë familjen Assad.
7.Prania ushtarake ruse në Siri do të vazhdojë nën mbikqyrjen e OKB dhe Rusia do të jetë garanti i marrëveshjeve të arritura.