Gjermania të hënën ka raportuar dy vdekjet e para të konfirmuara nga koronavirusi, kanë thënë autoritetet lokale atje.
Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia tha se një grua 89-vjeçare e prekur nga koronavirusi, ka vdekur në qytetin Essen.
Po ashtu, tha ai, edhe një pacient ka vdekur në rajonin e prekur në masë të madhe nga virusi, në Heinsberg, raporton Reuters.