Përtej masave universale të marra kundër koronavirusit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar planin e veprimit lokal vetëm për Tiranën, nisur edhe nga fakti që kryeqyteti është epiqendra e këtij virusi në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste e para.
Pikë së pari, një urdhër i ri që vjen si rezultat i mbylljes së shkollave është për nënat që punojnë në Bashkinë e Tiranës, të cilët do të marrin pushim, ose do të paraqiten në punë vetëm një orë, atëherë kur është e domosdoshme prania e tyre për funksionimin e qytetit.
Ai u kërkoi që të njëjtën rrugë të ndjekin edhe bizneset private, pasi sot më e rëndësishme që fitimi është shëndeti i gjithsecilit. Pushim do të jenë edhe punonjësit e Bashkisë që janë mbi moshën 60-vjeç, për shkak se janë më të rrezikuar nga ky virus.
Në këtë kuadër, edhe qendrat sociale për të moshuarit do të mbyllen, por Veliaj ka bërë me dije se nuk do të ndërpritet shërbimi për ta, duke gjetur një zgjidhje alternative.
Një paralajmërim ka shkuar për pronarët e dyqaneve ushqimore dhe supermarketeve të përfitojnë nga kjo situatë duke rritur çmimit. Kush bën një gjë të tillë do të gjobitet si dhe do të procedohet penalisht.